“Po mësoj gjuhën angleze. Nuk di akoma ta flas mirë, por po punoj në këtë aspekt”, u shpreh Max Allegri disa ditë më parë. E ardhmja e trajnerit italian është Premier League, aty ku ka disa klube që e pëlqejnë.
Emri i tij lidhet me një kalim te Manchester United, teksa nuk përjashtohet as pista Tottenham. Një tjetër klub anglez e pëlqen dhe ka marrë informacion. Daily Star raporton se Evertoni ka kryer një sondazh në lidhje me Allegrin.
Një zyrtar i klubit nga Liverpuli ka kontaktuar ish-trajnerin e Juventusit, por ka marrë përgjigje negative. Allegri po pret “Djajtë e Kuq”, të cilët presin sot kryesuesit e Liverpool. Një tjetër rezultat negativ mund të sjellë shkarkimin e Solskjaer, për t’i besuar më pas pankinën trajnerit italian. /abcnews.al