Predha, granata dhe automatikë: Kapet një arsenal ushtarak pranë kufirit me Shqipërinë

schedule14:41 - 12 Shtator, 2020

schedule 14:41 - 12 Shtator, 2020

Të premten policia greke ka lokalizuar një sasi municionesh në zonën e Kosturit në Greqi. Sipas televizionit shtetëror, zbulimi i arsenalit ushtarak ka të bëjë me rastin e vitit 2016 ku u arrestua një oficer policie, nën akuzën e përdorimit të armëve dhe drogës, raporton protothema.

 

Gjatë një operacioni policor, në të cilin morën pjesë Departamenti i Sigurisë, Shërbimi i anti-drogës së Kosturit dhe Departamenti për bashkëpunimin Ndërkufitar u gjetën në një zonë të rrethuar: 16 raketa anti-tank, 16 predha anti-tank raketë, 79 granata, 3 armë automatike,  25 mijë fishekë, përcjell abcnews.al.

 

 

 

Departamenti i Sigurisë së Kosturit, i cili po merret me hetimet paraprake, po shqyrton  mënyrën  dhe kohën e  armatimit dhe furnizimit. Gjithashtu po hetohet edhe pjesëmarrja e mundshme e bashkëpunëtorëve të personit që kishte në pronësi zonën.

Materialet i kanë kaluar  Prokurorisë së Kosturit për veprime të mëtejshme.s.ba/abcnews.al