Të paktën 42 palestinezë mbetën të vrarë përgjatë të shtunës në Gaza si pasojë e sulmeve të kryera nga Ushtria Izraelite. Numri i viktimave u konfirmua nga Ministria Palestineze e shëndetësisë e Kontrolluar nga Hamas si dhe nga agjencia e lajmeve Reuters.
Avionët luftarakë të Izraelit shënjestruan kampin e refugjatëve Al Shati duke lënë të vrarë 24 persona ndërsa 18 palestinezë të tjerë u vranë në lagjen Al Tuffah të qytetit të Gazës.
Ushtria Izraelite lëshoi një deklaratë të shkurtër duke thënë se avionët e tyre luftarakë kishin goditur dy objekte të infrastruktures ushtarake të Hamasit në qytetin e Gazës. Tel Avivi zyrtar tha se detaje të tjera mbi këtë operacion do të zbuloheshin më vonë.
Grupi Militant Palestinez Hamas nuk komentoi mbi pretendimin e Izraelit se në këto dy zona fshiheshin militantët e tyre, por thane se Tel Avivi kishte shënjestruar popullsinë civile dhe u zotuan se do të hakmerreshin.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale pas sulmit qytetarët palestinezë po kërkonin nën rrënoja për të gjetur trupat e familjarëve të tyre.
Pushtimi Izraelit në Rripin e Gazës nisi pas sulmit terrorist të 7 tetorit që militantët e Hamasit kryen ndaj Izraelit duke lënë të vrarë mbi 1200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Lufta 8 mujore në Enklavën Palestineze dhe sulmet Izraelite atje kanë lënë të vrarë më shumë se 37400 palestinezë. Izraeli pretendon se një e treta e viktimave janë militantët e Grupit Hamas të cilët fshihen pas sulmit terrorist të 7 tetorit./abcnews.al