Skuadra e Milanit ishte shume pranë akordit për transferimin e mesfushorit kroat, Luka Modriç sezonin e ardhshëm. E përditshmja spanjolle Marca, zbulon prapaskenën e dështimit të këtij operacioni. Sipas medias në fjalë, “Topi i Artë” i vitit 2018 kishte gjetur marrëveshjen me ish-drejtorin e kuqezinjve Zvonimir Boban që kroati te zbarkonte ne San Siro në fundin e këtij sezoni.
Ngjarjet që pasuan me pas me largimin e Boban pas përplasjeve me drejtorin ekzekutiv Ivan Gazidis kanë komplikuar këtë operacion. Aktualisht nuk behet ende e ditur nëse, kontaktet mes futbollistit dhe klubit te Milanit vijojnë.
Termat ekonomike mbi transferimin apo pagen nuk jane zbuluar ende. Modric e ka mbyllur ciklin e tij me Realin e Madrid ku fitoi gjithçka me fanellën e “Galaktikëve”. Interi pati një interesim të vazhdueshëm verën e kaluar për të siguruar shërbimet e futbollistit 35 vjeçar, por ne fund Modric vendosi të vijonte karrierën në “Santiago Bernabeu”.
Tashmë futbollisti është i bindur për të nisur një aventure të re te një skuadër, ku i garantohet roli i protagonistit, ndërsa mbetet për tu zbuluar nëse akordi i arritur me Milanin pak kohe më parë është ende i vlefshëm. Milani do të përfitonte shume nga nënshkrimi me Modric, i cili do të asistonte në skuadër eksperiencën e tij unike./abcnews.al