Prapaskenat: Në nëntor nisën lëvizjet, United nuk i besoi Varane deri një javë para zyrtarizimit

schedule13:36 - 29 Korrik, 2021

schedule 13:36 - 29 Korrik, 2021

Manchester United arriti ditët e fundit të mbyllë me sukses operacionin e ardhjes në “Old Trafford” të një prej mbrojtësve më të mirë në qarkullim, Raphael Varane.

Britanikja The Telegraph zbulon të gjitha zhvillimet, që e çuan Varane në Manchester. Gjithçka nisi në nëntorin e vitit të shkuar, kur Real Madrid shkoi me ofertën e parë të rinovimit.

Kampioni i botës e refuzoi ofertën e parë dhe disa të tjera pas saj. Në janar të këtij viti, Varane nisi bisedimet me Manchester United, por këta të fundit nuk e morën seriozisht.

Anglezët mendonin se mbrojtësi po i shfrytëzon për të fituar një kontratë më të pasur nga Real Madrid. Në muajin prill Real Madrid mësoi përmes Ancelottit se Varane kërkon të largohej.

Italiani e kishte marrë vesh përmes kompanisë të tij të menaxhimit, që është e njëjta që menaxhon edhe Varane. Ajo që vlen të theksohet është se Manchester United deri një javë para zyrtarizimit, ishte dyshues për finalizimin e këtij transferimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!