Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, është rikthyer të flasë për atë që ndodhi tek kuqezinjtë vitin e kaluar. Në një intervistë për “DAZN”, ish-mbrojtësi tregon se si ndryshuan planet e klubit për sa i përket Ralf Ragnick si dhe tregon disa prapaskena që lidhen me transferimin e Zlatan Ibrahimovic. Gjithashtu Maldini ndalet dhe te trajneri Pioli, i cili i ka habitur të gjithë me metodologjinë e tij.
Ralf Rangnick – “Planet ndryshojnë gjatë rrugës. Unë jam i lidhur me imazhin e një Milani fitues dhe kjo do të thotë se nuk mund të përqëndrohem dot vetëm në mbajtjen e ekuilibrave në klub. Duhet të ruaj atë histori që kjo skuadër ka dhe atë që tifozët presin nga unë. Rezultatet tregojnë se ata kishin të drejtë në disa gjëra, unë në disa të tjera, por në këtë moment kemi një ide të vetme për të shkuar përpara në mënyrë që të ndihmojmë projektin.
Zlatan Ibrahimovic – “Zlatanin mund ta kishim transferuar që para një viti, por ai i kishte dhënë fjalën LA Galaxy dhe e mbajti atë. Ishim pak me fat, pasi ai kishte luajtur për disa vite në MLS dhe me gjithë respektin, këtu në Serie A është një nivel tjetër. Ne i propozuam një kontratë 18-mujore, por ishte vetë ai që kërkoi fillimisht vetëm për gjashtë muaj se nuk e dinte se sa mund të jepte. Tashmë dihet dhe Ibra është i jashtëzakonshëm dhe rrit dhe lojtarët e tjërë, duke u bërë presion”,
Stefano Pioli – “Në karrierën e tij ai kurrë nuk e ka mbajtur premtimin e asaj që tregoi në përvojat e para, pasi dukej i dobët me lojtarët e tij, por e vërteta është krejt e kundërta. Pioli ka mënyrën e tij të transmetimit të ideve dhe nuk e beson se si mund ta bëjë kaq mirë një njeri kaq i qetë në dukje. Është një karakteristikë që nuk e prisja dhe ai bëri mirë që e solli atë në një klub si Milani”, përfundon Maldini. / abcnews.al