Përpos të tijve, një problem më vete për Lulzim Bashën ishin edhe aleatët, të cilët kërkonin vende të sigurta në listë. PR-së dhe PDIU-së, PD-ja u ka siguruar 7 mandate të sigurta. Por Mesila Dodën, drejtuesi i fushatës së PD-së Alfred Rushaj nuk e llogarit te aleati PDIU, por si pjesë të PD-së. “Mesila Doda është deputete e PD-së”. Gjatë bisedës me Endri Xhafon në ABC, ai sqaroi edhe ndryshimin e minutës së fundit, rikthimin e Luçiano Boçit në listën e Elbasanit duke e cilësuar “gabim teknik”.
Lulzim Basha është kritikuar për faktin se injoroi vendimet e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave për disa emra si Tritan Shehu, Ervin Salianji, Luan Baci apo edhe konfliktin e interesit në lidhje me drejtuesin e Lezhës, Mark Marku. “Mbi 90% e listës kanë dalë nga njerëzit që ka filtruar komisioni. Vendimmarrja u mbështet në biografinë që i është bërë gjatë këtij procesi. Mark Marku? Nuk shoh asnjë konflikt interesi, ka qenë Basha që ka insistuar që Mark Marku të jetë” tha Rushaj.
Disa nga figurat e njohura të PD-së, mes tyre Gent Strazimiri janë renditur shumë poshtë në listë, ndërsa prurjet e reja, ku futet edhe vetë Rushaj lart. Cfarë mendon ai për këtë? “Strazimiri është disa herë më kontribuues sasa unë në PD dhe nuk ndihem mirë që një person që ka këtë, të ketë një pozicion që të luftojë shumë tepër, të sjellë shumë më tepër kontribute në partie sesa unë. Kontributi në parti është i shumëanshëm, e para figura, ndershmëria, integriteti, puna me anëtarësinë dhe qytetarët, përkushtimi” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al