Prapaskenat e merkatos, “makineria” shqiptare ishte drejt kalimit në Serie A

schedule16:34 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 16:34 - 21 Dhjetor, 2020

Pas Haaland, Mërgim Berisha është “makineria” e radhës e krijuar nga Salzburg. Ylli me origjinë shqiptare është treguar një lider i vërtetë këtë sezon dhe ka shpalosur gjithë talentin e tij, me gola me peshë në Champions League dhe në Bundesligan austriake.

Teksa tani ai është shënjestër e klubeve të mëdha europiane në merkato, një prapaskenë e ndodhur në verë “flluskon” në sipërfaqe. Mësohet se Sampdoria ishte shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Salzburg, por pak para e ndërprenë marrëveshjen.

 

Mësohet se Salzburg kërkoi 7 milionë euro për të lënë të lirë 22-vjeçarin, por skuadra e Ranierit e konsideroi të lartë këtë shifër në kushtet që ndodhemi, kur pandemia ka goditur rëndë financiarisht klubet.

Në 6 ndeshje në Kupën me veshë të gjatë Berisha numëron 4 gola dhe 2 asiste, ndërsa në kampionat ka tundur 7 herë rrjetën në 10 paraqitje, duke konfirmuar momentin e mirë dhe dëshirën për t’u rritur ende dhe arritur majat e futbollit europian. Sampdoria me siguri është penduar sepse vlera e Berishës është tre apo katërfishuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!