Prapaskenat e ligjit të sportit, Aldi Topçiu: U punua fshehurazi

schedule22:58 - 9 Korrik, 2020

schedule 22:58 - 9 Korrik, 2020

Aldi Topçiu, Drejtor Juridik i FSHF, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, foli në lidhje për ligjin e sportit dhe për takimin e bërë një vit më parë me kryeministrin Edi Rama. “Ajo tryezë është nul, ligjërisht dhe moralisht.

Kryeministri nxori urdhrin për grupin e punës, që të bëhej reforma. Kishte tre aspekte: një, i dhunës. Kodi penal ka tjetër natyrë. Ndoshta duhet të uleshim dhe të gjenim origjinën e dhunës dhe si adresohet. U mendua për rritjen e sanksioneve penale. Ha debat nëse mjafton”.

“Aspekti tjetër është ai ekonomik. U bënë disa tryeza për formalizimin. Ra numri i takimeve dhe në fund ndodhi që grupet nuk patën transparencë. U çuan drafte pa u konsultuar me autorët. Nuk u mor vesh çfarë u çua. Ishim në një takim javën e kaluar dhe në hidheshin poshtë kërkesat tona, derisa i tha dikush që na i kishin pranuar më parë”.

“Procesi lë për të dëshiruar. Taksa për ndërtimin do jetë 6 për qind. Duhet të vendosnim për ligjin që në vitin 2016. FSHF ka thënë se ligji është pozitiv. Vetëm me ligjin e sportit nuk shërohet sporti në vend, por duhet një paketë për të zgjidhur disa probleme. Ajo tryezë ka dështuar.

Te ne abuzohet me termin reformë. I dimë vështirësitë e qeverive. Ajo që kemi kontaktuar është që duhen lehtësira fiskale për njerëzit që investojnë. Kështu bëhet treg dhe biznesi afrohet për të investuar”.

“Nuk ka strategji shtetërore për zhvillimin e sportit. Janë investime sporadike, të rëndësishme, që do të mbeten në histori. Duhej ministri për sportin, për t’i dhënë rëndësi”. /abcnews.al