Blerta Tafani në emisionin ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi foli per punën e përditshme në ekran, por edhe për përvojën e saj në prezantimin e Festivalit të Këngës.
Duket që për të ka qenë një përvojë mësimi dhe jo “fort profesionale”, pasi tregoi se i ka munguar një skenar, apo se provat nuk ishin realizuar fare.

“Mund të ishte dhe më mirë, për shumë arsye! Kishte shum gjëra që unë nuk i dija. Unë do kisha kërkuar një skenar të mirëfilltë për të treja netët e festivalit, do kisha kërkuar që të bëheshin prova, do kisha kërkuar shum gjëra që nuk dua t’i them tani se duket sikur po hedh poshtë punën që është bërë”
Intervistën e plotë e gjeni në kanalin në Youtube. / abcnews.al

