Prapaskena, ylli i United shpëtoi të moshuarën nga grabitja në Suedi

schedule21:39 - 21 Janar, 2021

schedule 21:39 - 21 Janar, 2021

Victor Nilsson Lindelof, mbrojtësi i Manchester United, është kthyer në një hero në Suedi, pasi gjatë verës ka ndaluar një hajdut që i kishte marrë një gruaje 90-vjeçare çantën.

Ngjarja ndodhi në verë në Vasteras, ku Lindelof ishte për një vizitë dhe e thirrën për ndihmë në momentin që Kirsten ishte viktimë e hajdutit të çantave.

“Victor vrapo pas njeriut në biçikletë dhe pastaj erdhën disa makina policie. Pak më pas Victori erdhi me një person, i cili ishte grabitësi. Ai ishte i pabesueshëm, kaloi një mur dhe duket që kishte forcë dhe një formë fantastike”, ka treguar Kirsten për Sportbladet. /abcnews.al