UEFA vendosi që Dinamarkë-Finlandë të mbyllej sonte, pasi futbollistët e të dyja ekipeve e kishin kërkuar diçka të tillë.
Menaxheri i Eriksen, i cili u rrëzua në fushë dhe për shkak të tij ndeshja u pezullua përkohësisht, konfirmoi se gjendja e mesfushorit është më e mirë.
Danezi i Interit është zgjuar dhe mund të komunikojë. Jo vetëm kaq, por zbulohet se Eriksen ka pasur edhe një komunikim me shokët e skuadrës.
Ai ka folur përmes videokamerës dhe kjo i ka qetësuar ata, që më pas edhe kanë qenë dakord që ndeshja me Finlandën të luhej. /abcnews.al
As reported by @DanishFooty Danish FA director Peter #Møller confirm to DR (Danish Broadcasting corporation) Christian #Eriksen has spoken to the Danish players from the hospital bed. He is well. ?
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 12, 2021