Fidel Ylli, deputeti i Partisë Socialiste, ishte ditën e sotme i pranishëm në takimin me Ligën Profesioniste të Futbollit. Sonte ai është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News dhe flet mbi takimin dhe vullnetin e qeverisë për ta zgjidhur situatën me futbollin, që po bojkoton kampionatin.
“Humbi një javë kot. Duhet të uleshim të flisnim për ndeshjet, por u morëm duke folur nëpër studio. Unë kisha një detyrë, i autorizuar për të folur me Ligën Profesioniste e Futbollit. Qeveria ishte e gatshme të fliste dhe unë do isha në mes. Ishte një tavolinë shumë serioze, që ata e bojkotuan.
Mendoj se në UEFA nuk pranohet bojkoti. Në mars të vitit 2018 kryeministri ka bërë disa premtime, disa kanë nisur, siç është Kodi Penal. Në amendimet e fundit 10 ishin të futbollit. Kam biseduar me Dukën dhe i kam thënë për amendimet. BE kërkon edhe kapitullin e sportit, ato nuk pranojnë bashki pronare klubesh”.
“Nuk dua të jap detaje nga bisedimet. Pati disa tensionime në fillime. Ka gjëra qeveria duhet t’i bëjë më mirë për sportin. Kam pasur një takim me z.Demi dhe ai ma tha që është gafë që nuk jemi takuar. I thashë që i mirëkuptoj. Pasi foli me mua ka biseduar me presidentët dhe i kanë dhënë OK që të flasim bashkë me Dukën. Folëm me ta, në emër të ligës. Ndaj edhe isha në takim sot”. /abcnews.al