Pierre Emerick Aubameyang u largua nga Arsenali dhe tani është pjesë e Barcelonës në LaLiga. Sulmuesi kishte oferta nga disa klube.
“Topçinjtë” nga ana tjetër kërkonin një sulmues qendror dhe dështuan të blejnë Dusan Vlahovic nga Juventusi.
Sipas The Athletic, Arsenalit iu ofrua në këmbim të Aubameyang sulmuesi Mauro Icardi.
Arsenali e refuzoi, pasi e kishte ndarë mendjen të afronte vetëm një prej atyre që ata kishin në listën e objektivave dhe argjentinasi nuk ishte. / abcnews.al