Erling Haaland është në qendër të vëmendjes. Sulmuesi norvegjez ka pasur shumë opsione për të ardhmen e tij, por ishte Borussia Dortmund klubi që e bleu atë dhe kënaqi pretendimet e të gjitha palëve: klubit të RB Salzburg, agjentit Mino Raiola dhe vetë sulmuesit.
Në të shkuarën ai është refuzuar nga Hoffenheim, që pasi e testoi sulmuesin refuzoi t’i jeptë atij një pagë që kapte shifrën e 5 mijë eurove në muaj. Haaland atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Së fundmi është zbuluar një tjetër prapaskenë, që e lidh emrin e sulmuesit me Clubb Brugge.
Hlnsport raporton se belgët kishin arritur një marrëveshje me Molde, që do të përfitonte shumën e 5 milion eurove. Alf Inge, babai i Haaland, do merrte pjesën e tij, 500 mijë euro, por e gjitha u hodh poshtë nga kërkesa e bërë prej agjentit Mino Raiola.
Ky i fundit kërkoi 30% të shumës në transferimin e radhës. Kjo u konsiderua si një kërkesë shumë e lartë dhe Club Brugge hoqi dorë nga transferim i i Haaland, për të cilin Dortmund shpenzoi 45 milion euro dhe 15 prej tyre i mori Raiola. /abcnews.al

