PSG ka fituar konkurrencën me klubet e tjera në lidhje me Leo Messin. Ish-kapiteni i Barcelonës do të firmosë një kontratë 2-vjeçare (me opsionin e rinovimit deri në 2024) me klubin francez, teksa do të përfitojë 40 milion euro në sezon.
Me të marrë vesh lajmin që 34-vjeçari nuk do të rinovonte me katalanasit, klube të ndryshme tentuan nisjen e negociatave me agjentin e futbollistit të famshëm. Roman Abramovich synoi transferimin e lojtarit te Chelsea, por jo vetëm.
The Telegraph shkruan se edhe Manchester United tentoi arritjen e akordit me Leo Messin, por nuk ia doli dot. Koha në dispozicion ishte e shkurtër dhe “Djajtë e Kuq” e kuptuan se ylli i futbollit botëror kishte pranuar propozimin e PSG-së. /abcnews.al