Prapaskena e merkatos, Interi ofroi Eriksen për një kampion bote

schedule08:51 - 13 Tetor, 2020

schedule 08:51 - 13 Tetor, 2020

Mbyllja e merkatos sjell lajme të ndryshme, kryesisht prapaskena të tratativave të dështuara. Juventus në momentet e fundit i ofroi spanjollëve të Real Madrid brazilianin Douglas Costa në këmbim të Marcelo, por kampionët e Spanjës e hodhën poshtë ofertën.

Më pas sulmuesi anësor u rikthye te Bayern Munich. Gjermanët kishin në dorë edhe një tjetër lojtar nga Serie A dhe bëhet fjalë për Christian Eriksen. Të paktën kështu pretendon Sky Sport në Gjermani.

Interi ia ka ofruar bavarezëve mesfushorin danez, por ka kërkuar në këmbim një qendërmbrojtës, Conte dëshironte në skuadrën e tij Jerome Boateng, dëshirë që nuk u plotësua.

Bayern Munich e hodhi poshtë propozimin, pasi e shikon mbrojtësin si një element të rëndësishëm pas sezonit të mirë që zhvilloi vjet. Marrëdhënia e mirë mes klubeve nuk ka sjellë rezultat dhe Eriksen mbeti në Milano. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!