Alex Del Piero ka zbuluar një prapaskenë interesante rreth debateve që u zhvilluan në lidhje me rifillimin e futbollit. Legjenda e Juventusit ka folur rreth qëndrimit të Antonio Contes, trajnerit të Interit.
Zikaltrit renditen në vend të tretë dhe ndodhen në garë për titullin kampion, edhe pse pikët ndikojnë që Juventusi dhe Lazio të jenë më afër trofeut (numërojnë nga 6 dhe 5 pikë më shumë se djemtë e Contes).
“E di që Antonio Conte insistonte që kampionati të mos rifillonte përsëri, dëshironte që të ndodhte kështu. Gjithsesi, ia ka dalë të karikojë lojtarët dhe Interi është e ka nisur mirë. Conte nuk ndalet kurrë”, deklaron për Sky Sport ish-kapiteni i Juventusit. /abcnews.al