Cristiano Ronaldo la Manchester United në verën e vitit 2009 dhe u transferua te Real Madrid. Gjithsesi, ylli portugez mund të kishte mbërritur në kampionatin spanjoll shtatë vite më herët. Ishte viti 2002, Ronaldo ishte vetëm 17 vjeç dhe luante me Sportingun e Lisbonës.
Malaga dalloi talentin e tij dhe i bëri një ofertë, por marrëveshja nuk u arrit për vetëm… 2 milion euro. Prapaskenën e zbulon për ElDesmarque, Carlos Rincon, i cili ishte krahu i djathtë i presidentit të klubit andaluzian, Sarafin Roldan.
“Në atë kohë gëzoja besimin e plotë të presidentit. Linja jonë e drejtimit të klubit ishte e thjeshtë: përforcimi i sektorit të të rinjve dhe marrja e lojtarëve që do na garantonin performanca pozitive afatmesme, për t’i shitur më pas dhe për të mbushur financat.
Duhet të mbërrinim te këta talente përpara klubeve të mëdha, kështu që ndiqnim të gjitha ngjarjet e mëdha të Europës, Afrikës dhe Amerikës. Cristiano po ndiqej nga Jorge Mendes dhe e bëmë ofertën tona përmes tij. Ishim gati të investonim 1.5 milion euro, por Sportingu kërkonte 3.5 milion euro. Nuk mund të shkonim te kjo shumë dhe akordi final nuk u arrit kurrë“, thekson Carlos Rincon. /abcnews.al