Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani, mund të ishte transferuar në “Old Trafford” që në vitin 2014. Ky është raportimi më i fundit që vjen nga “SunSport”, të cilët zbulojnë këtë dëshirë të hershme të uruguaianit.
Bëhet fjalë për një episode gjatë Kupës së Botës në Brazil në vitin 2014, konkretisht në ndeshjen mes Anglisë dhe Uruguait. Në fundin e kësaj përballjeje, ish-sulmuesi i PSG-së ndërron fanellën me legjendën e United, Wayne Rooney.
Mësohet se Edinson ia shprehu hapur dëshirën e tij anglezit, por më pas ishte klubi anglez që nuk ishte interesuar në shërbimet e lojtarit. Gjithsesi, ky transferim u kthye në realitet edhe pse gjashtë vite më vonë. Pra, u vërtetua dhe një herë shprehja popullore: “Më mirë vonë, se sa kurrë”.