Prapaskena, Dana White: Nuk ka si Khabib, erdhi dhe u ndesh me gishta të thyer

schedule14:45 - 25 Tetor, 2020

schedule 14:45 - 25 Tetor, 2020

Mbrëmjen e djeshme Khabib Nurmagomedov shfaqi dhe një herë aftësitë e tij në ring, pasi fitoi që në raundin e dytë kundër Justin Gaethje. Më pas luftëtari rus njoftoi tërheqjen nga UFC-ja për shkak të humbjes së babait të tij. Presidenti Dana White nuk mund të bëjë asgjë më shumë se veçse të përgëzojë kampionin dhe e cilëson atë si një nga luftëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

“Ai është më i miri në planet. Presioni që Khabib ushtron është i pabesueshëm. Ai studion për pak çaste dhe më pas fillon luftën. Hyri në fushë me një qëllim dhe ia doli më së miri. Në raundin e parë të dëmton paksa, por në të dytin është vrastar dhe sigurisht që e mbyll sfidën”, deklaroi White në konferencën për shtyp pas duelit.

“Ajo që ka kaluar ky djalë është e paimagjinueshme. Ne jemi me fat që e pamë atë në ring sonte. Kam dëgjuar shumë thashetheme, por e vërteta është që ai ishte në spital. Theu këmbën tre javë më parë dhe sot që flasim ai ka dy gishtërinj dhe një kockë në këmbë të thyer. Këtë gjë nuk ia tha askujt. Dua të them se ai është një nga qeniet më të forta njerëzore në planet. Ai është luftëtari numër 1 në botë për peshën e tij dhe këdo që ju mendoni se është më i mirë se ai, e keni gabim.

A do të rikthehet Khabib? Lëreni të pushojë pak, jo fizikisht, por emocionalisht. Nurmagomedov humbi babain e tij dhe besoj se do t’i qëndrojë premtimit që i ka dhënë mamasë. Unë ju thashë, jemi me fat që e pamë atë sonte në ring”, mbyll presidenti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!