Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prapaskena, Cassano: Nuk e sheh dot me sy, Ancelotti s’e kërkoi kot Lozanon!

schedule10:38 - 7 Tetor, 2019

schedule 10:38 - 7 Tetor, 2019

Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën kundër Torinos dje pasdite dhe kjo ishte ndeshja e dytë brenda pak ditësh që sulmi i ekipit të Ancelotti nuk arrin të shënojë.

Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe dueli në Belgjikë kundër Genkut. Përveç mungesës së fitores, në ndeshjen e Champions League ra në sy edhe mungesa e Lorenzo Insignes në formacion dhe stol.

Kapiteni u rikthye titullar në sfidën e djeshme, por zërat e një raporti të krisur mes tij dhe Ancelotti janë shtuar shumë. I fundit që i bashkohet këtij kori është edhe Antonio Cassano.

Ancelotti dhe Insigne

Barezi i famshëm shkon edhe më tej dhe e e lidh situatën me Hirving Lozanon, blerjen më të rëndësishme të Napolit gjatë merkatos së verës. Cassano shpreh bindjen e tij në prononcimin e dhënë për emisionin Tiki Taka se trajneri nuk e duron dot më sulmuesin e kombëtares italiane.

Ancelotti nuk e sheh me sy Lorenzon dhe ky është problemi më i madh. Besoj se edhe Lozano u ble, sepse trajneri shpresonte që Insigne do të largohej”, komenton Antonio Cassano. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!