Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranvera Selimi/ Shqiptarja e parë në histori që sfidon malet e Evropës me 102 km vrap në këmbë

schedule14:01 - 15 Shtator, 2025

schedule 14:01 - 15 Shtator, 2025

Kjo nuk është thjesht një garë. Është një betejë me vetveten. Është prova më ekstreme e durimit, e mendjes dhe shpirtit.

Dhe Pranvera Selimi, një emër tashmë i njohur për ndjekësit e saj si blogere dhe vrapuese, është bërë e para grua nga Kosova që mori pjesë dhe përfundoi me sukses Ultra Trail du Mont Blanc, një nga garat më të vështira të ultra-trail-it në botë.

Gjithçka nisi nga një rastësi, fitimi i shortit për të marrë pjesë në këtë garë elitare. Por realizimi i këtij “çmendurie” kërkonte shumë më tepër se fat. Pranvera kishte tetë vite përvojë në vrapim, me dhjetëra fundjava të sakrifikuara, pa pushime në det dhe me malet si destinacion të përhershëm.



25 orë vrapim pa ndërprerje. Terren malor, reshje shiu dhe temperatura të ulëta. Mes 2,000 garuesve, mbi 500 u detyruan të dorëzohen. Por jo Pranvera.

“E dija që do e arrija për 24 orë. E kisha llogaritur me veten. Në fillim ka shumë eufori, energji… pastaj vjen nata, i ftohti, lodhja.”- tha Pranvera në ABC e Mëngjesit
“I thosha vetes: Do ja dalësh. Vetëm deri tek stop-i tjetër.”

As kafeina, as ushqimet energjike nuk e mbajtën gjallë më shumë se vullneti dhe ëndrra për të përfunduar atë garë që e çoi përpara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!