Sportisti Olimpik I Snowboard-it, 44 Vjecari kanadez Rayan Wedding I cili ishte nje nga 10 njerezit me te kerkuar ne mbare boten nga FBI-ja Amerikane eshte arrestuar nga Autoritetet ne Shtetet pasi akuzohet si truri qe qendron pas njeres prej organizatave me te medha te trafikut nderkombetar te droges.
Ish sportisti 44 vjecar organizonte transportin e rreth 60 toneve kokaine ne vit ne Los Angeles me Kamione nga Meksika .
Ryan Wedding kishte qenë në listën e 10 personave më të kërkuar nga Autoritetet Amerikane qe pre muajit mars, nderkohet FBI- ja Amerikane kishte ofruar 15 milione dollare shperblim per kedo qe jepte informacione qe do te conin ne arrestimin e tij .
Sipas një aktakuze të shtatorit 2024, Wedding ishte akuzuar tashmë për tentativë vrasjeje dhe akte të tjera që lidhen me aktivitetet e organizatës së tij. Në nëntor, u publikua një aktakuzë e re që e lidhte atë me vrasjen e një dëshmitari federal i cili do të dëshmonte kundër tij.
Wedding akuzohet gjithashtu për përdorimin e kriptovalutave për të fshehur fitimet e paligjshme të organizatës se tij. FBI-ja e quajti operacionin kundër grupit kriminal “Slalom Giant” një referencë për ngjarjen olimpike të atletites ndersa paralajmeroi se 44 vjecari duhej te konsiderohej nje njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, e krahasoi Wedding me bosët famëkeq të drogës Pablo Escobar dhe “El Chapo”. Përveç akuzave në SHBA, Wedding kërkohet edhe nga autoritetet kanadeze mbi veprimtari te tjera Kriminale ndersa besohet se eshte mbeshtetu nga karteli Sinaloa në Meksikë.


