Pranga efektivit në Dibër/ Dekonspiroi operacionet e policisë, i përfshirë edhe në trafik droge

schedule23:09 - 11 Nëntor, 2024

schedule 23:09 - 11 Nëntor, 2024

Një efektiv i policisë është arrestuar pasi akuzohet se ka dekonspiruar operacionet e policisë, si dhe është i dyshuar për trafik droge. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vuri ne pranga efektivin Alban Rustemi.

Efektivi gjatë kohës që ka nisur hetimi ka qenë me detyrë Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, por aktualisht ishte polic në Komisariatin e Policisë Dibër. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ai akuzohet për dekonspirim të aksioneve të policisë, përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve, dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kontrabandë me mallra të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!