Pranga 55-vjeçarit në Durrës për ngacmim seksual

schedule10:46 - 22 Gusht, 2020

schedule 10:46 - 22 Gusht, 2020

Një 55 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pas një denoncimi për ngacmim seksual.

Ka qenë vetë “viktima” e ngacmimit seksual që e ka denoncuar atë në komisariat.

Ajo ka deklaruar se është shqetësuar dhe ngacmuar seksualisht në periudha të ndryshme kohore nga ky shtetas.

“Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan shtetasin: H.L., 55 vjeç, sepse në periudha të ndryshme kohore, ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!