Prag ndeshje me Uruguain, Scaloni flet edhe për Gomez: Ajo që i ndodhi atij është një ofendim, Uruguai ka skuadër të fortë

schedule18:49 - 15 Nëntor, 2023

schedule 18:49 - 15 Nëntor, 2023

Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës, foli në konferencën për shtyp duke prekur tema të ndryshme.

“Duhet të jemi të përgatitur, Uruguai është një ekip që dëshiron të marrë iniciativën. Ata ushtrojnë presion, duan topin. Çdo gjë mund të ndodhë, ne jemi gati të heqim dorë nga dominimi. Na ka ndodhur edhe shumë herë të tjera dhe Bielsa ka një kulturë futbolli që e njohim të gjithë, do të mundohemi të imponohemi me të gjitha nuancat që mund të ketë ndeshje.

Papu Gomez pozitiv me doping? Kam folur me të, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, kemi luajtur së bashku te Atalanta. Ajo që i ka ndodhur është një ofendim, mendoj se do të apelojë. Ai na ka dhënë shumë dhe ne të gjithë i jemi mirënjohës.

Lautaro apo Alvarez në sulm? Ne do të vendosim sipas asaj që kërkojmë, e dimë se ata mund të luajnë të dy së bashku, por për këtë ndeshje vetëm njëri do të startoj si titullar”, është shprehur Scaloni./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!