Pritje ështe duke përfunduar. Për tifozë, por edhe për protagonistët e drejtëpërdrejtë, ata që do të dalin në fushë për pak orë.
Debutimi në Ligën e Kampionëve po vjen për Interin dhe përballë do të kenë Real Madridin.
Për sulmuesin Edin Dzeko, kjo do të jetë ndeshja e parë me “zikaltërit” në Evropë: “Mezi pres të luaj përsëri në Ligën e Evropës. Në fillim na ranë menjëherë më të mirët. Ne jemi gati,” u shpreh ai.
I pyetur për marrëdhënien me partnerin e sulmit, Lautoron, ai tha: “Lojtarët e fortë gjithmonë mund të luajnë së bashku. Nëse bëjmë me Lautaron atë që bëra me Agueron të City atëherë unë do të jem i lumtur, ” vazhdoi boshnjaku në një intervistë për Amazon Prime Video.
I kërkuar nga Interi për vite me radhë, Dzeku arriti t’i bashkohej vetëm këtë verë “zikaltërve” për të zëvendësuar sulmuesin kryesor, Romelo Lukakun. /abcnews.al/