Prag katastrofe humanitare, kryebashkiaku i Mariupolit: 160,000 civilë të bllokuar pa energji elektrike

schedule10:00 - 28 Mars, 2022

schedule 10:00 - 28 Mars, 2022

Qyteti i Mariupol është në prag të një katastrofe humanitare dhe duhet të evakuohet plotësisht, tha kryebashkiaku Vadym Boichenko, duke theksuar se 160,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Mariupolin e rrethuar.

Si rrjedhojë Vadym Boichenko ka bërë thirrje për një evakuim të plotë.

Disa banorë kanë arritur të evakuohen përmes korridoreve humanitare, megjithëse shumë prej tyre mbeten të bllokuar.

Mariupol, i cili ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse për shkak të vendndodhjes së tij strategjike, është rrethuar nga ushtria rusë pothuajse që nga fillimi i pushtimit, 24 shkurt.

Ndërkohë më herët autoritetet ukrainase thanë se sot nuk do të hapet asnjë korridor humanitar, pasi inteligjenca ukrainase ka dhënë alarmin se gjatë evakuimit të civilëve mund të ndodhin provokime ruse./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!