Prag incidenti në Detin e Zi, tetë avionë rusë rrethojnë bombarduesit amerikanë

schedule23:59 - 4 Shtator, 2020

schedule 23:59 - 4 Shtator, 2020

“Tetë avionë luftarakë janë përpjekur të kapin tre bombardues të SH.B.A.-së mbi Detin e Zi”, kështu njoftoi Qendra Kombëtare e Kontrollit të Mbrojtjes së Rusisë këtë të premte.

Sipas qendrës, më 4 shtator radarët rusë zbuluan tre bombardues strategjikë B-52N të Forcës Ajrore të SHBA që po i afroheshin hapësirës ajrore sovrane të Rusisë.

“Katër avionë luftarakë Su-27 dhe katër avionë luftarakë Su-30 të njësive të mbrojtjes ajrore teksa ishin në detyrë, u përpoqën të kapnin avionët e Forcave Ajrore të SHBA mbi Detin e Zi dhe Detin Azov, me qëllim për të parandaluar fluturimet e paautorizuara në hapësirën ajrore ruse “, njoftoi qendra.

Qendra Kombëtare e Kontrollit të Mbrojtjes theksoi se pasi avioni amerikan ishte larguar nga kufiri i Federatës Ruse, avionët luftarakë rusë u kthyen në bazat ajrore në shtëpi.

“Të gjitha fluturimet e avionëve luftarakë rusë u zhvilluan në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare të hapësirës ajrore. Avionët amerikanë nuk u lejuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror të Federatës Ruse,” shtoi ministria e mbrojtjes ruse.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!