Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfaqësuesi i turoperatorëve: Nuk u mbajt premtimi për kredi me interesa zero, çfarë na tremb më shumë

schedule11:35 - 23 Qershor, 2020

schedule 11:35 - 23 Qershor, 2020

Në  studion e Abc News, Kliton Gerxhani, zv.kryetari i shoqatës së turoperatorëve foli për situatën e vështirë që është duke kaluar ky sektor, si pasojë e pandemisë.

Ai tha mes të tjerash se qeveria nuk ka mbajtur premtimin për kredi me interesa zero. Gerxhani thekson më tej se pavarësisht se situata aktuale është e vështirë ata i tremben më shumë 6 mujorit të dytë.

“Do të kemi një kapacitet të reduktuar të pushuesve, kryesisht vendas sepse edhe tregu i Kosovës po nguron. Turizmi i brendshëm në njëfarë mënyrë ka problemet e veta sepse njerëzit janë me ekonomi më të dobët. Hotelet janë edhe në konfuzion nuk dinë çfarë masash duhet të marrin.

Ne kemi nisur kërkesa të njëpasnjëshme qeverisë. Pjesa e kredive me interes zero nuk u mbajt sepse na u premtua që do të ketë likuiditet nëse do të ketë aktivitet duke marrë edhe kredi. Qeveria duket se nuk arriti të merret vesh me bankat. Kredi me interesa bankare të rregullta e marrim vetë. Thuajse nuk e djem fare këtë ndihmë që u tha zyrtarisht.

U kërkua një paketë e tretë, mirëpo për fat të keq u tha se nuk do të ketë. Kjo na ka lënë shumë të zhgënjyer. Ndodhemi në kulmin e sezonit turistik. Gjëja kryesore është se nuk kemi klientë. Nëse do kalojmë sezonin e verës pa klientë, problemi tjetër është se ne duhet të kemi likuiditet. Më e pakta shtetit nuk duhet të marrë asnjë lek nga biznesi turistik. Ne jemi të shqetësuar për pjesën e gjashtë mujorit të dytë”, tha ai. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!