PPE uron Bashën për rizgjedhjen: Do të vazhdojmë më të fortë për Shqipërinë europiane

schedule15:14 - 14 Qershor, 2021

schedule 15:14 - 14 Qershor, 2021

Partia Popullore Europiane ka reaguar pas zgjedhjeve në Partinë Demokratike të Shqipërisë, ku Lulzim Basha u rikonfirmua me shumicë votash në krye të kësaj force politike.

Në reagimin e tyre, PPE, ka uruar Lulzim Bashën për fitoren, ndërsa theksohet se do të vazhdojnë më të fortë dhe më të bashkuar betejën për Shqipërinë europiane demokratike.

Mesazhi i plote:

Urimet tona të përzemërta për Lulzim Bashën të partisë tonë simotër Partia Demokratike, për rizgjedhjen e tij bindëse si kryetar i partisë. Le të vazhdojmë më të fortë dhe të bashkuar betejën tonë për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe Europiane. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!