Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira do të dominojnë në të gjithë territorin, më të dendura vranësirat paraqiten në përgjatë kufirit Lindor por pa rreshje. Pasditja dhe mbrëmja vijojne në të njëjtat kushte atmosferike, me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke variuar nga -7°C deri në 10°C, maksimumi në zonat Perëndimore.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.