Pozoi pranë monumentit mbretëror, modelja rrezikon 5 vite burg

schedule08:41 - 27 Mars, 2024

schedule 08:41 - 27 Mars, 2024

Një modele 22-vjeçare po përballet me deri në 5 vite burg pasi bëri foto pranë një monumenti mbretëror tajlandez. Pim Atchapara, shkaktoi zemërim kur pozoi me një veshje provokuese përpara një statuje të mbretit Rama I në provincën Buriram më 24 mars.

Në foto, modelja 22-vjeçare kishte veshur një fund shumë të shkurtër ngjyrë kafe, përmes të cilit i dukeshin të brendshmet dhe një bluzë të kuqe.

“Ju lutem vizitoni qytetin tim”, ka shkruar modelja në foto. Pas postimit të fotove, banorët e zonës njoftuan policinë, ndërsa Astapara u përpoq të shmangte më të keqen duke postuar foto në të cilat shfaqej duke bërë homazhe për statujën, duke pretenduar se donte vetëm të ftonte turistët në zonë.

“Pas postimit të fotove në llogaritë e mia personale në rrjetet sociale mora mesazhe edhe kundër prindërve të mi, gjë që ishte e papranueshme pasi nuk e dija se çfarë po bëja ishte krim. Nuk e mendoja me kujdes atë që po bëja. Kam kërkuar falje”, tha 22-vjeçarja pas arrestimit.

Përveç rrezikut të burgut, modelja përballet edhe me një gjobë prej 4000 dollarësh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!