Pozitiv ndaj testit të alkoolit, italiani përfundon në burg 12 vite më vonë

schedule14:51 - 18 Tetor, 2021

schedule 14:51 - 18 Tetor, 2021

Një 54 vjeçar nga Monza rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit 12 vite më parë, dhe tashmë do të kryejë 6 muaj burg si dhe do të paguajë tre mijë euro gjobë. 54 vjeçari ka mbetur i çoroditur, kur agjentët e policisë e shoqëruan në rajon për formalitetet dhe më pas e shoqëruan në burg në Monza.

Askush nuk kishte dorëzuar kërkesën për pezullimin e dënimit, avokati i tij kishte harruar ta bënte këtë. Agjentët e policisë i dorëzuan masën 54 vjeçarit, mbrëmjen e së dielës teksa ndodhej në një bar me miqtë e tij.

12 vite më parë ai u ndalua teksa po drejtonte automjetin e tij dhe rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit./abcnews.al