Pozitiv me koronavirus, deputeti Enver Roshi tregon si është gjendja e tij: Ruani veten

schedule17:52 - 28 Korrik, 2020

schedule 17:52 - 28 Korrik, 2020

Deputeti Enver Roshi ka reaguar për herë të parë pas lajmit se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Roshi thotë se çdo gjë tashmë është në dorë të qytetarëve pasi është detyra e tyre të ruajnë veten dhe të tjerët.

Roshi shprehet se masat e thëna na shërbejnë në këtë sakrificë për hir të shëndetit, ndërsa njofton se është në gjendje me parametra normale.

“Në pamundësi të përgjigjeve të telefonatave të panumërta dhe të shqetësimit të drejtë dhe të sinqertë të të gjithë miqve dhe të afërmëve të mi nga i gjithë vendi kërkoj mirëkuptimin vëllazëror të tyre që nuk mund të komunikoj nëpërmjet telefonit.

Me sinqeritetin më të madh, porosia ime në këtë situatë është: “Cdo gjë është në dorë të qytetarëve”. Është detyra jonë të ruajmë veten dhe të tjerët, të ruajmë shëndetin tonë, njësoj si edhe shëndetin publik.

Në këtë kuadër, masat e thëna dhe stërthëna, të na shërbejnë me përgjegjshmëri në këtë sakrificë njerëzore dhe qytetare për hir të shëndetit. “Ruaj veten dhe të tjerët”

Nderkohe ju njoftoj jam shume me parametrat normale!
Ju faleminderit nga zemra !!”, shkruan Roshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!