Poul Pogba nuk do të rinovojë kontratën e tij me Manchester United, pasi lojtari ka vendosur t’i bashkohet Real Madridit verën e ardhshme.
Mesfushorit francez i përfundon kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” në qershor dhe një tjetër lëvizje mjeshtërore pritet nga “Los Blancos” të cilët do të synojnë ta transferojnë më kosto “0”.
Ky operacion është duke u zhvilluar për javë të tëra dhe të dyja palët janë përpjekur të bashkojnë rrugët e tyre për disa vjet.
Zidane ishte gjithmonë mbështetës kryesor i Pogba dhe tani do ta shohë atë të veshë fanellën e bardhë edhe pse jo më në stol.
E vetmja gjë që do ta ndante atë nga Real Madridi është çështja e komisioneve.
Ndërkohë Manchester United do të bëjë edhe një përpjekje për të rinovuar dhe nëse nuk do t’ia arrijë, ata do të detyrojnë Pogban të largohet gjatë merkatos dimërore në mënyrë që të marrin disa të ardhura prej tij. /abcnews.al/