Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pothuajse e kryer, Ibrahimovic shumë pranë rinovimit të kontratës me Milanin

schedule09:56 - 5 Prill, 2021

schedule 09:56 - 5 Prill, 2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është shumë pranë rinovimit me kuqezinjtë. Gjiganti suedez ka qenë në bisedime e sipër me drejtuesit e klubit javët e fundit dhe mesa duket gjithçka ka shkuar mirë për të dyja palët.

Sipas raportimit të “Tuttomercatoweb”, tashmë është vetëm çështje kohe zyrtarizimi i rinovimit të kontratës, pasi marrëveshja është arritut. Kështu, 39-vjeçari do të firmosë kontratën e re e cila do të përfundojë në qershorin e vitit 2022.

Kanë mbetur vetëm detajet përfundimtare, që lidhen me bonuset e objektivat sezonalë, por që nuk priten të krijojnë probleme. Drejtuesit e “Djallit” i besojnë ende Ibrës dhe kërkojnë vazhdimin e projketit të nisur me të në krye, pasi me shumë mundësi ata do të rikthehen dhe në Champions League sezonin e ardhshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!