Pothuajse e gjithë Italia “portokalli”, vendi pritet të rihapet së shpejti

schedule09:18 - 12 Prill, 2021

schedule 09:18 - 12 Prill, 2021

Pothuajse e gjitha Italia është kthyer në “zonë portokalli”, ndërsa katër rajone vijojnë të mbeten të kuqe. Campania, Puglia, Valle d’Aosta dhe Sardinia mbeten me të kuqe.

Ky vendim liron nga kufizimet mbi 48 milion banorë, ndërsa qeveria pritet të rihapë disa aktivitete më herët, para fundit të muajit, nëse përmirësohet situata epidemiologjike.

Gjithashtu pritet që të rikthehen në shkollë edhe nxënësit deri në klasën e gjashtë në zonat e kuqe. Për shkollën e mesme, parashikohet alternimi i zakonshëm prej 50% dhe deri në 75% në rajonet ku lejohet.

Siç raportojnë mediat italiane, hipoteza është se në 20 prill të ketë një hapje të madhe në vend që konsiston me rifillimin e aktivitetit të bareve, restoranteve dhe kinemave.

Rajonet që janë më para me procesin e vaksinimit do të rihapen më herët, tha kryeministri Mario Draghi qartë. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!