Potencialet turistike të Shqipërisë/ “One Albania” dhe ministria e Turizmit bashkojnë forcat për promovimin e turizmit

schedule15:47 - 15 Maj, 2024

schedule 15:47 - 15 Maj, 2024

One Albania dhe Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit kanë nënshkruar fillimin e një bashkëpunimi strategjik përmes nismës “Albania All Senses” për të promovuar së bashku potencialin turistik të Shqipërisë.

Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Piramidës, përfaqësues nga One Albania dhe Ministria janë dakordësuar për ndërmarrjen e nismave gjithëpërfshirëse, të mbështetura edhe në teknologjinë dhe ndërlidhjen e ofruar nga operatori më i madh në vend, One Albania.

Teksa turizmi shqiptar po përjeton një epokë të artë, ky bashkëpunim synon jo vetëm të promovojë destinacione të reja, trashëgiminë natyrore e kulturore të Shqipërisë, por edhe të rrisë përvojën e përgjithshme të turizmit nëpërmjet iniciativave dhe teknologjisë inovative.

Drejtori Ekzekutiv i One Albania, Brano Gjuroviç tha se ky angazhim i përbashkët, që përputhet më së miri me vlerat e kompanisë, është i një rëndësie të veçantë sa i takon përmirësimit të përvojave të vizitorëve.

“Me këtë angazhim të qartë nga One Albania synohet të kemi forca të reja në promovimin e industrisë e turizmit, duke vënë në përdorim ekspertizën dhe burimet e kësaj kompanie.”

Me tone entuziaste u shpreh edhe Mirela Kumbaro, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, e cila theksoi rolin e të gjithëve në krijimin e përvojave autentike dhe sa më të bukura për vizitorët.

“Me vendosjen e Shqipërisë në hartën e destinacioneve kryesore turistike në botë, ky është momenti më i mirë i këtij bashkëpunimi. Duke ndërthurur përkushtimin ndaj ekselencës së shërbimit dhe inovacionit, One Albania dhe Ministria e Turizmit po shtojnë arsye për turistët e huaj për të zgjedhur përvoja të paharrueshme në Shqipëri.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!