Politikanit shqiptar Genc Pollo i është mbyllur llogaria në Twitter për shkak se ka shkelur rregullat e këtij rrjeti sociale.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Pollo, në një postim në rrjetet sociale ku shkruan se llogaria e tij është mbyllur pasi ka postuar një foto të Lungomares me mbivendosjen e zërit të Ramës.
“Postova një video të Lungomares së përmbytur, me mbivendosjen e zërit të Ramës kur e inauguroi. A duhet që demokracitë tona të transferojnë në mënyrë të pakushtëzuar vendimet kryesore politike te Big Tech jo-transparente dhe monopolistike?”– shprehet Pollo.
“Llogaria juaj @gencpollo është kyçur për shkelje të rregullave të Twitter. Veçanërisht për postimin e mediave që përshkruajnë dhunë seksuale dhe / ose sulm… Vazhdoni në Tëitter për të rregulluar problemin me llogarinë tuaj”, është njoftimi që Pollo ka marrë./mv.abcnews.al