“Postimi që keni pritur”, Atalanta zyrtarizon një blerje të zgjuar

schedule16:39 - 4 Shtator, 2020

schedule 16:39 - 4 Shtator, 2020

Atalanta ka zyrtarizuar pak çaste më parë firmën me Aleksey Miranchuk. Fantazisti rus vlerësohej në Transfermarkt plot 18 milion euro, ndërsa Atalanta ka siguruar kartonin e tij për vetëm 14.5 milion.

Një blerje e zgjuar e skuadrës së Gasperinit, pasi 24-vjeçari Miranchuk shkëlqeu me ekipin e Lokomotivës së Moskës në kampionatin rus të futbollit. Sezonin 2019-20, Miranchuk luajti 32 ndeshje, duke shënuar 16 gola dhe dhurur 5 asiste.

Edhe këtë sezon të ri 2020-21, Miranchuk luajti titullar për katër ndeshje me Lokomotivën e Moskës, duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar 1 asist. Atalanta ka bërë një blerje të studiuar mirë….abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!