Postimi i fundit i Navalny, një mesazh për gruan ditën e Shën Valentinit

schedule14:21 - 16 Shkurt, 2024

schedule 14:21 - 16 Shkurt, 2024

Alexei Navalny arriti të komunikonte me botën përmes avokatëve të tij, duke u dhënë atyre mesazhe të cilat ekipi i tij do t’i postonte më pas në rrjetet sociale.

Postimi i fundit në Instagramin ishte vetëm dy ditë më parë, më 14 shkurt, një mesazh për ditën e Shën Valentinit drejtuar gruas së tij, Yulia, me një foto të çiftit.

“Midis nesh ka qytete dhe mijëra kilometra”, thuhet në postim.

“Por e ndjej se je afër çdo sekondë dhe të dua gjithnjë e më shumë”.

Navalny nuk e braktisi kurrë shpresën dhe besimin e tij në atë që ekipi i tij e quajti “Rusia e bukur e së ardhmes”, fundi i sundimit të gjatë dhe represiv të Putinit dhe perspektiva e ndryshimit politik në vendin e tij.

Por që nga arrestimi i aktivistit, Putini ka nisur një luftë kundër Ukrainës, vetë organizata politike e Navalny-t është cilësuar si “ekstremiste”, anëtarët e ekipit të tij janë arrestuar dhe të gjithë kritikët e njohur të Putinit kanë ikur nga vendi  ose janë burgosur.

Sot, edhe familjet e atyre të burgosurve janë të tmerruar.

Për ta dhe për të gjithë ata që imagjinonin një Rusi ndryshe, perspektiva nuk ka qenë kurrë kaq e zymtë sa sot.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!