Zlatan Ibrahimovic u rikthye pas në kohë, por më pas mori një “goditje” nga Marco Materazzi në rrjetet sociale.
“Me të kisha një llogari të hapur prej vitesh. E qëllova në një derbi. U fut me këmbën lart, unë kërceva, e evitova dhe e godita me bërryl”, rrëfente Ibra për Corriere della Sera.
Materazzi normalisht nuk e ka pritur mirë dhe është hakmarrë, duke postuar një foto të Kupës së Botës dhe Champions League.
Mbrojtësi ka dalë kampion bote me Italinë në vitin 2006 dhe në vitin 2010 provoi me Interin të ngrinte trofeun më të rëndësishëm për klube. / abcnews.al
Post…… MUTO !!!! pic.twitter.com/NrlVReugHb
— Marco Materazzi (@iomatrix23) December 1, 2021