Mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng, ka bërë një postim epik në rrjetet sociale. Si sot 5 vite më parë, Messi e turpëroi në Camp Nou, duke e dribluar dhe duke e shtrirë në tokë.
Më pas, ylli argjentinas mposhti me parabolë dhe Neuer dhe ky gol, nuk harrohet asnjëherë. Fansat e shumtë të Barcelonës janë tallur gjithë këto vite me Boateng dhe mbrojtësi gjerman, nuk ka duruar.
“Ja ku e keni foton, mund të qeshni në këto ditë të vështira. Unë do të marr ca kokoshka dhe do të shikoj… botërorin e 2014-ës. Tani mund të mos ma kujtoni më, kanë kaluar 5 vite”, shkroi Boateng në profilin e tij zyrtar./abcnews.al
Here you go – something to laugh these tough days. I’ll get some popcorn meanwhile ? … and watch World Cup final 2014 afterwards ? pic.twitter.com/Gf2SXmjqLr
— Jerome Boateng (@JB17Official) May 6, 2020