Postieri që fitoi formacionin te Shqipëria, Gjasula rast studimi

schedule09:19 - 19 Nëntor, 2019

schedule 09:19 - 19 Nëntor, 2019

Klaus Gjasula është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Shqipëria. Shtatlarti, i cili prej muajsh mban një helmetë në kokë, në të shkuarën është aktivizuar në ligat e ulëta në Gjermani. Vitet kanë kaluar dhe kanë ndryshuar shumë gjëra.

Mes tyre edhe roli në fushë. Gjasula më parë ka luajtur në sulm, por nuk është shquar për golat. Maksimumi në një sezon në kampionat ka shënuar tre. Ai ka spikatur më shumti për kartonët e verdhë, që i ka të shumtë: plot 120 mes kupës e kampionatit me klubet në Gjermani.

Për herë të parë sivjet luan në Bundesliga dhe është një nga lojtarët kryesorë të Paderborn, ndërkohë që në të shkuarën ka luajtur në ligën e katërt. Sigurisht të ardhurat aty nuk janë të larta dhe duhet shpesh të bësh edhe ndonjë punë tjetër.

“Punoja si postier, së bashku me disa kolegë të tjerë. Në ligat rajonale duhet të sigurosh ndonjë të ardhur shtesë. Duhet të të besojmë në veten tonë dhe historia ime tregon se gjithçka është e mundur”, është shprehur Gjasula, i cili luan me një helmetë që i kushton 2000 euro dhe mundohet të fitojë çdo duel në fushë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!