Analisti Edvin Kulluri e cilësoi një banalitet shfaqjen e posterave të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçit, me gishtin e mesit, ku i fundit pretendonte se po i jepte një mesazh korrupsionit.
Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se kjo tregon një nivel të rëndomtë artikulimi dhe perceptimi të politikës.
Sipas Kullurit, Këlliçi nuk kupton asgjë nga punët në qytet.
“Belind Këlliçi nuk ka një vizion për Tiranën ndryshe nga mazhoranca, përveçse në detaje. Pra, do jenë autobusët falas, apo do jenë falas për disa kategori. Do fusim këtu një tunel nëntokësor, këtu do nxjerrim një mbikalim sipër. Është mediokritet, është debat i doibët, nuk pa ngjall debat në qytet. Posterat e Këlliçit ishin një banalitet, tregon një nivel të rëndomtë artikulimi dhe perceptimi të politikës. E para e punës, korrupsioni nuk luftohet me gjeste, korrupsioni luftohet me program. E dyta, nëse do të luftosh korrupsionin, duhet t’i heqësh sa më shumë pushtet bashkisë, ose kryetarit të bashkisë.
Që në momentin që Këlliçi nuk kupton se Tiranën e drejton një njeri i vetëm, me 1 milion banorë dhe ky do të zëvendësojë atë njeriun e vetëm që është bërë arrogant në qytet, zoti Këlliçi nuk kupton asgjë nga politika dhe nuk kupton asgjë nga punët e qytetit”, theksoi ai./abcnews.al