Posteri i Këlliçit/ Arben Meçe: Gjest i shëmtuar, jep mesazhe që dëmtojnë të rinjtë

schedule18:31 - 3 Maj, 2023

schedule 18:31 - 3 Maj, 2023

Analisti Arben Meçe thotë se posteri i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi me gishtin e mesit, është një gjest i shëmtuar.

Në një intervistë për ABC News, Meçe u shpreh se posteri ka dhënë mesazhe që dëmtojnë kryesisht të rinjtë.

“Imazhi i prodhuar nga Këlliçi, në mënyrë të posaçme, ai që u bë objekt i debatit, ishte një imazh i cili është absolutisht në kundërshtim me normat dhe moralin të një aktiviteti social, shoqëror, të një shoqërie e cila, është një shoqëri e emancipuar dhe qytetetare. Natyrisht, të gjithë ne e kemi të qartë simbolin se çfarë nënkupton, nuk e di, Këlliçi ku do ta fusë atë gjënë mbasi ia ka nxjerrë popullin dhe mbasi e ka nënkuptuar mesazhin e saj.

Në këtë koncept, unë kam qenë një person si gjithë të tjerët që në një komunikim normal, në opinion formim, e kemi dënuar këtë si akt, sepse është një akt që mesazhon në mënyrë shumë të shëmtuar jo vetëm te ne që jemi në moshë madhore, që jemi të ndërgjegjshëm, por në mënyrë të posaçme, mesazhon në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, te ai kontigjent, që është kontigjenti rinor, i cili për mua, jam indinjuar kur kam parë grupe fëmijësh të cilët lëviznin në rrugë me atë lloj simboli dhe ishte shumë i shëmtuar.

Vetëm kaq mjafton që ai mesazh të zhduket nga imazhi viziv i qytetarit të republikës. Sinqerisht e them, ndikimin më të madh nuk e pati te ne ai mesazh, ndikimin më të madh e pati te fëmijët tanë. Fëmijët tanë të cilët janë të paaftë të seleksionojnë, por janë si sfungjerët për të tërhequr dhe për të përvetësuar gjestet të cilat në vetevete, janë gjeste të shëmtuara në një shoqëri civile”, theksoi ai./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!