Posterat problematike, mblidhet KQZ, pritet të diskutohet edhe posteri i “Belos”

schedule12:17 - 26 Prill, 2023

schedule 12:17 - 26 Prill, 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të mërkurë  po zhvillon mbledhje për posterat problematik, të publikura nga subjektet politike gjatë fushatës.

Gazetarja Esiona Konomi, rapoprton për ABC News së mbledhja e KQZ zhvillohet pas ankesave të bëra për këtë poster, ndërkohë akoma nuk ka asnjë ankesë ndoshta për Kohen e shkurtër për kandidatin e Bashkisë së Tiranës, Belind Këllicii cili  shpërndau në gjithë kryeqytetin postera me dy gishtat e mesit lart.

Ndër të tjera gazetarja thekson se vendosja e posterave është dënuar nga shoqëria civile që I cilëson sit ë ndaluara, por nga ana tjetër PS-ja thekson se ato janë të lejuara në ekrane të kompanive private.

Duket se dhe KQZ nuk ka kundërshtime për vendosjen e posterave, por kërkon që të shënohet dhe të ketë informacion të saktë se kujt i përkasin vërtet ato.

Ndërkohë në lidhje me posterin e Këlliçit që ka ngritur dy gishtat e mesit lart ngelet për tu parë nëse do të ketë ndonjë ankesë të depozituar nga subjektet politike.

Sipas gazetares së ABC News, diskutimi i posterave është një çështje e interpretueshme, por pritet të shihet nëse Celibashi do të marrë ndonjë vendim për heqjen ose jo të këtyre posterave./abcnews.al