Postecoglu “shkruan” historinë, tekniku i Tottenham zgjidhet sërish “Trajneri më i mirë i muajit”

schedule18:16 - 10 Nëntor, 2023

schedule 18:16 - 10 Nëntor, 2023

Skuadra e Tottenham ka marrë një tjetër çmim, përsa i përket performancave individuale këtë sezon, me teknikun Ange Postecoglu, që është zgjedhur si “më i miri” i muajit tetor, nga Kampionati anglez i futbollit, Premier League.

Gjatë muajit shtator, skuadra e Tottenham arriti të fitojë 3 nga 3 sfidat e mundshme, duke mos pësuar asnjë humbje. Skuadra e Postecoglu fitoi ndaj Luton me rezultatin minimal, 0 me 1, ndaj Fulham, me rezultatin e pastër 2 me 0 dhe ndaj Crystal Palace, me rezultatin, 1 me 2.

Për të fituar çmimin individual, Postecoglu mposhti “rivalitetin” e Mikel Arteta, Unai Emery, Eddie Howe e Jurgen Klopp, duke u shpallur “trajneri më i mirë” për të dytin muajin radhazi e duke u bërë kështu tekniku i parë në historinë e Premier League, që e bën këtë gjë në vetëm 3 muajt e parë të punës. /i.m /abcnews.al

Postimi i klubit:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!